Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Yll i "Dynasty" gati ngufatet nga zjarri në banesën e saj

Shtëpia e yllit "Dynasty", aktores Joan Colins, u shkatërrua në një zjarr në Londër.

Aktorja dhe bashkëshorti i saj ishin në shtëpi kur zjarri e kaploi edhe banesën e tyre, ndërsa Joan për shkak të vështirësive me frymëmarrjen iu ofrua ndihmë mjekësore.

"Mbetjet... E falënderoj brigadën e zjarrfikësve të Londrës. Faleminderit nga zemra të gjithë atyre që morën pjesë në shuarjen e zjarrit në shtëpinë time", shkroi aktorja në Twitter.

"Heroi im Percy e shoi zjarrin me një aparat dore për fikje të zjarrit, megjithëse zjarri tashmë e kishte kapluar të gjithë murin", shtoi ajo, duke iu referuar bashkëshortit të saj, Percy Gibson, i cili menjëherë reagoi.

Image

Dhjetëra zjarrfikës erdhën pas thirrjes se po digjej një ndërtesë në Londër, ndërsa thirrjen e pranuan të shtunën rreth orës 16:30, njoftoi BBC.

Edhe Paris Hilton brenda 72 orëve ka grumbulluar 800 mijë dollarë ndihmë për Los Angelesin Showbiz Paris Hilton brenda 72 orëve ka grumbulluar 800 mijë dollarë ndihmë për Los Angelesin

Në orën 17:35 zjarri u shua me sukses, ndërsa nga policia u konfirmua se dy persona u transportuan nga një ambulancë, por nuk u mbajtën në spital, shkruan KOHA Ditore.

Një pjesë e banesës në katin e parë të ndërtesës shtatëkatëshe ishte dëmtuar, ndërsa aktorja e postoi në Instagram xhirimin pas zjarrit.