Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Yjet flasin për traditat e festave të fundvitit

Dekorimi i shtëpisë, hapja e dhuratave dhe shijimi i ushqimit festiv janë disa prej gjërave që yjet pëlqejnë të bëjnë për festat e fundvitit.

Një numër i yjeve të filmit, ka folur për traditat familjare për festat e fundvitit e shumë prej tyre kanë thënë se sorollatën nëpër shtëpi.

Dhuratat e Krishtlindjes, pranimi dhe hapja e tyre, janë në krye të listës për shumë yje.

“Kur babadimri na viziton, është pjesa më e mirë e festave se jam një fëmijë i rritur që jetoj përmes fëmijëve të mi”, ka thënë aktori Dwayne Johnson, transmeton KTV.

“Familja ime ka disa tradita, një prej tyre është hapja e dhuratave në dhomën e ndejës. Kjo traditë besoj se do të zgjasë derisa të mbush 60 vjet”, ka thënë aktorja Emilia Clarke.

Dehja në festat e fundvitit është një gjë tradicionale në këtë listë.

“Më së shumti e pëlqej dehjen në Krishtlindje. Është goxha relaksuese”, ka thënë aktori Herny Golding.

Artikuj të ngjashëm