Dwayne Johnson është i përkushtuar për të mbajtur gjallë traditën e Krishtlindjeve për vajzat e tij.
Ylli i “Black Adam”, zbuloi se kur bëhet fjalë për festimin e festave të fundvitit, ai përpiqet të sigurohet që vajzat e tij të kenë një “stabilitet” duke u siguruar që familja e tij t'i kalojë Krishtlindjet në shtëpi - diçka që ai nuk e kishte përjetuar gjithmonë vetë kur ishte duke u rritur.
“[Familja ime] lëvizte vazhdimisht”, tha Johnson “Pra, tradita jonë ishte me të vërtetë vetëm të kishim Krishtlindje kudo që të ishim. Ndonjëherë ishte një pemë e vogël, dhe ndonjëherë ishte një pemë pak më e madhe. Dhe unë jam fëmijë i vetëm, kështu që kishim gjithmonë një familje të vogël”, vazhdoi ai. “Pra, tradita jonë ishte vetëm të ishim bashkë në Krishtlindje”.
Përveç përcjelljes së traditës për festat e fundvitit te vajzat - Simone, 22, Jasmine, 8 dhe Tiana, 5 vjeçe - ai ka shtuar gjithashtu një rutinë të re për t'i bërë Krishtlindjet edhe më të veçanta për vajzat.
“Kështu që në prag të Krishtlindjeve, të voglat bëjnë çmos për të qëndruar zgjuar për aq kohë sa të munden, kështu që zakonisht qëndrojnë deri rreth orës 11:00 ose 11:30”.
Ai vazhdoi: “Ato më në fund bien në gjumë dhe më pas vjen Santa. Dhe pastaj kur vjen Santa, ky është një proces i tërë dy-orësh. Pra, kjo është tradita jonë tani: të zgjohemi dhe t’i përjetojmë Krishtlindjet dhe festat përmes vajzave”.
-
Emma thotë se Krishtlindjet kanë ndryshuar pas diagnostikimit të Bruceit me demencë
-
Gruaja e Willisit: Festat e fundvitit me të janë të gëzueshme, pavarësisht demencës së tij
-
Adam Sandler thotë se është falënderues për gjithë çfarë ka ka arritur në jetë
-
Gruaja e Stallones e lidh famën me shtimin e numrit të fëmijëve transgjinor
-
Beckhami bezdis gruan dhe fëmijët me këtë zakon