Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Ye me dedikim për familjarët e viktimave të festivalit të Travis Scottit “Astroworld”

Ylli i muzikës rep, Kanye West, ia ka dedikuar performancën e fundit “Sunday Service”, familjarëve të viktimave të festivalit “Astroworld”.

Gjatë fundjavës, të paktën tetë persona vdiqën dhe qindra të tjerë përfunduan të lënduar si pasojë e një incidenti që ndodhi në mesin e turmës së festivalit të Travis Scottit në Houston.

Performanca me muzikë kishtare e Westit zuri vend të dielën më7 nëntor, dhe u transmetua live në platformat YouTube, Triller dhe REVOLT TV. Pak para fillimit të transmetimit u postua një mesazh ku shkruhej: “Sunday Service i dedikohet familjarëve të festivalit Astroworld. Të kthehemi në një gjendje paqësore me këtë performancë e cila i dedikohet viktimave të koncertit të Traivs Scottit”.

Pas kësaj tragjedie, reperi Scott i shfrytëzoi rrjetet sociale për t’i dhënë dy prononcime të ndara, një mesazh të shkurtër në Twitter dhe një pak më të gjatë në Instagram.

“Në fakt jemi duke punuar në identifikimin e familjeve të viktimave të kësaj tragjedie, në mënyrë që të ju dalim në ndihmë gjatë kësaj periudhe të vështirë për ta. Adhuruesit janë shumë të rëndësishme për mua. Gjithmonë mundohem t’ua bëjë koncertet e mia një eksperiencë pozitive për ta. Sa herë që e vërejë që diçka e keqe po ndodhë, e ndaloj performancën time për t’i ndihmuar ata”.

Video të shumta janë ndarë nga kjo ngjarje ku shihen prapaskenat e asaj që ka ndodhur, përfshirë këtu një video ku dy të rinj dëgjohen duke i kërkuar sigurimit dhe kameramanëve, që ta ndalin koncertin pasi dikush në turmën e njerëzve kishte vdekur, por ata injorohen.

Edhe Travis Scott e mbajti koncertin e parë nga tragjedia e vitit të kaluar Showbiz Travis Scott e mbajti koncertin e parë nga tragjedia e vitit të kaluar

Ekspertët po ashtu kanë ndarë mendimet e tyre rreth kësaj tragjedie, me ç’rast disa prej tyre thonë se organizatorët e eventit nuk ishin përgatitur mirë për numrin e madh të publikut që kishte ardhur për ta ndjekur koncertin.