Statuja, që do të bëhet 20 vjet pas vdekjes së Lady D, do të realizohet nga Ian Rank-Broadley, autori i portretit të mbretëreshës Elisabet në monedhën britanike.
Statuja do të jetë gati brenda 2019, dhe do të vendoset në Kensington Palace. Princërit, William dhe Harry, kanë zgjedhur skulptorin në fjalë, 20 vjet pas vdekjes së Lady Diana më 31 gusht 1997.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Vepra do të jetë një tribut i përhershëm për nënë tonë, për të kujtuar jetën e saj dhe për të festuar atë që na ka lënë. Jemi prekur për gjithë fjalët e mira dhe kujtimet që shumë persona kanë ndarë me ne në muajt e kaluar. Është dëshmi se puna e nënës tonë është ndjerë tek shumë qytetarë britanikë, por edhe në gjithë botën, edhe 20 vjet nga vdekja e saj”, thuhet në deklaratën e përbashkët të dy princërve, transmeton tch.
Sa i përket skulpturës së ardhshme ata shtojnë: “Ian është një skulptor me emër, dhe jemi të sigurtë se do dijë të krijojë atributin e duhur për nënën tonë. Mezi presim ta shohim statujën, që do i japë mundësi të gjithëve atyre që do të vizitojnë Kensington Palace për të kujtuar dhe festuar jetën dhe trashëgiminë e saj”.
