Showbiz

Will Smithi siç nuk e kemi parë më parë në triler aksionin “Gemini Man”

Fituesi i çmimit Oscar, regjisori Ang Lee, së bashku me aktorin e famshëm Will Smith, e ka krijuar një film emocionues dhe ndryshe. "Binjaku" (Gemini Man) është plot me skena aksion, adrenalinë dhe të shpejta, ndërkohë që flet për një temë të thellë e cila gjithnjë e më shumë po e intrigon njerëzimin.

Ajo që duhet theksuar veçanërisht është se ky është një film i cili në kuptimin teknik ne nuk është shfaqur asnjëherë, në formatin 3D me rezolucion të lartë, me 60 frame për sekondë dhe me audio 5:1.

Teknologjia ka arritur ta klononte njeriun 20 vjet më parë. Tani, për herë të parë në historinë e kinematografisë, ia prezantojmë publikut një njeri plotësisht të ri digjital, shkruan KOHA Ditore.

"Atë që e kemi bërë këtu nuk është bërë kurrë më parë. E shikova versionin e përsosur të vetes kur isha 23 vjeç," tha aktori kryesor Will Smith.

"Gemini Man" është një aksion triler inovativ në të cilin rolin kryesor e luan Will Smith. Henry Brogan është një vrasës elitar, i cili papritur bëhet shënjestër dhe të cilin e ndjek një operativ i ri misterioz, i cili mund ta parashikojë çdo veprim të tij. Regjinë e filmit e ka bërë fituesi i çmimit Oscar, Ang Lee, ndërsa produksionin e kanë bënë producentët e njohur Jerry Bruckheimer, David Ellison, Dana Goldberg dhe Don Granger. Në rolet kryesore janë edhe Mary Elizabeth Winstead, Clive Owen dhe Benedict Wong.