Ylli i Hollywoodit, Will Smith, i ka bërë një telefonatë befasuese një studenti nga Guinea që kishte përshkuar Afrikën me biçikletë për të arritur në universitet, raporton “BBC”.
Vitin e kaluar, Mamadou Safayou Barry, bëri bujë duke përshkuar 4000 kilometra me biçikletë.
Në një videotelefonatë në Kajro, ku Barry po studion, Smith i tha atij se “është thellësisht i prekur” nga angazhimi dhe se do t’ia dhurojë një biçikletë e një llaptop.
“Dua që bota ta dëgjojë storien tënde”, tha Smith.
Në një film të shkurtër të ngarkuar në kanalin e Smithit në YouTube, studenti shihet i shokuar duke biseduar me yllin e filmit “Man in Black”.
Edhe
Gjykata në Kaliforni vë në dyshim një pjesë të akuzave për ngacmim seksual ndaj Will Smithit
“Ky është Will Smith! – tha Barry duke qeshur. “Dua shumë nga filmat tuaj. Nuk e di se si të falënderoj! Nuk e di se si të falënderoj”.
Ekipi i Smithit e kishte kontaktuar “BBC” në shtator pasi storia e odiseadës së Barryt u publikua, duke thënë se është prekur.
Donin të shihnin si të kontaktonin me studentin.
Majin e kaluar, 25-vjeçari ishte nisur nga Guinea me biçikletë për të arritur te Universiteti Al-Azhar në Egjipt, me shpresën se do të pranohej.
Baba i një fëmije, ai nuk mund të përballonte koston e biletës së aeroplanit, kështu që përshkoi me biçikletë Afrikën për katër muaj, duke kaluar nëpër shtetet si Mali, Burkina Faso, Togo, Benin, Niger dhe Çad.
Ai udhëtoi nëpër rajone ku xhihadistët shpesh organizonin sulme, dhe po ashtu ku pati edhe grusht shtete ushtarake.
Edhe
Will Smith akuzohet se përdori AI-në për ta shtuar turmën e adhuruesve
U arrestua dhe u paraburgos tri herë pa ndonjë arsye – dy herë në Burkina Faso e një herë në Togo.
Mirëpo, Barryt i buzëqeshi fati me të arritur në Çad. Një gazetar e intervistoi Barryn dhe postoi storien e tij online. Kështu që shumë qytetarë mblodhën fonde për ta financuar fluturimin e tij deri në Egjipt.
Me të arritur në Kajro atij iu ofrua një vend në universitet, fillimisht për studime islamike e më pas në inxhinieri dhe iu ofrua bursë e plotë.
“Kur përkushtohesh drejt një rrugëtimi, atëherë universi bëhet bashkë për të ndihmuar”, Smith i tha Barryt, duke cituar fjalët e autorit Paulo Coelho.
Në video shihet dikush duke i dhënë biçikletë Barryt e po ashtu duke i dhënë llaptopin atij.
Edhe
Federata e Senegalit sqaron videon virale të kontrollit të sigurisë në SHBA
Smith po ashtu i dhuroi kuponë në mënyrë që studenti të blejë biletë aeroplani për t’u kthyer në Guinea për ta vizituar familjen, apo që familja të udhëtojë ta vizitojë atë.