Franshiza “Despicable me 4” do të inkuadrojë aktorë si Will Ferell e Sofia Vergara
Franshiza e filmave të animuar “Despicable me” do të realizojë projektin e tyre të katërt në kuadër të shtëpisë filmike “Universal” dhe “Illuminaton”. Mediat raportojnë se për këtë film do të huazohet zëri i aktorëve Will Ferrell dhe Sofia Vergara.
Aty do të luajnë edhe aktorë të tjerë si Madison Poland e cila do të luajë rolin e njërës prej vajzave të Grus, në rolin e të cilit do të luajë Steve Carell.
Aktorë si Pierre Coffin, Kristen Wiig, Miranda Cosgrove, Dana Gaier e Steve Coogan do të rikthehen në “Despicable më 4” duke vazhduar ta huazojnë zërin për rolet që i kishin më parë.
Këtë herë do të bëhet fjalë për Gru dhe tri vajzat e tij, të cilët do të mirëpresin një anëtarë të ri në familje, i cili insiston të torturojë babanë, i cili përballet me personazhet e reja të filmit si Maxime Le Mal (që luhet nga Ferrell) dhe e dashura e tij (që luhet nga Vergara).
Edhe
“The Fantastic Four: First Steps” lansohet gjatë kësaj vere
Franzhiza e komedisë së animimuar është më e suksesshmja e këtij lloji në histori, kur bëhet fjalë për shitjen e biletave.
Filmi do të dalë në teatro më 3 korrik.