Wesley Snipes ka pranuar ta luajë një rol kryesor në vazhdimin e filmit të Eddie Murphy, “Coming To America”.
Snipes e ka nënshkruar një marrëveshje për ta luajtur keqbërësin gjeneralin Izzi në film, sipas “The Hollywood Reporter”.
Karakteri i tij e sundon një komb afrikan, që është fqinj me atë që e qeveris princi Akeen, të cilin e luan Eddie.
Arsenio Hall tashmë është dakorduar ta reprizojë rolin e tij si Semmi në “Coming 2 America”, ndërsa James Earl Jones është gjithashtu pjesë e kastit. shkruan KOHA Ditore. Filmi i ri, i cili bën fjalë për princin Akeen teksa kthehet në Amerikë për të gjetur djalin e tij të humbur, do të bëhet me regji të Craig Brewer, i cili e kishte bërë regjinë e “Hustle & Flow”.
“Coming 2 Amerika” i fillon xhirimet këtë vjeshtë dhe planifikohet të shfaqet në vitin 2020.
Lajmet për rolin e ri të Snipes si gjenerali Izzi vijnë disa ditë pasi që ai u tha fansave se e mbështet Mahershala Ali si vampirin e vetmuar luftarak Blade në një rikthim të trilogjisë së tij aksion-horror të viteve 1990.
Edhe
32 vjet më vonë, Murphy kthehet në “Coming 2 America”
"Të gjithë “vampirët” që po e humbasin mendjen tani, relaksohuni", tha Wesley për ComicBook.com. "Edhe pse lajmi vjen si befasi, gjithçka ËSHTË NË RREGULL. I tillë është "biznesi" i "argëtimit!" Shumë paqe për ekipin e MCU – adhurues i përhershëm.
“Urime dhe Salaam (paqe) Mahershala Ali, një artist i bukur dhe i talentuar, shprehjet e të cilit mezi po pres t'i përjetoj në shumë vitet që vijnë. Inshallah (dhashtë Zoti), një ditë do të punojmë së bashku".