Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Watts lavdëron Hollandin

Karriera e Tom Holland ka qenë “e jashtëzakonshme”, sipas Naomi Watts.

Aktorja 53-vjeçare u shfaq përkrah Tomit, 25 vjeç, në filmin e vitit 2012 “The Impossible” - në të cilin ajo luante rolin e nënës së tij - dhe Naomi gjithmonë kishte menduar se ai e kishte potencialin për t'u bërë një yll i madh në biznesin e filmit.

Teksa fliste për ish-kolegun e saj, Naomi tha për “Comic Book Movie”: “Është kaq e mrekullueshme. Jam shumë e lumtur për të. Gjithmonë e kam ditur se Tom do të vazhdonte dhe do të kishte një karrierë të jashtëzakonshme”.

Tom - i cili është në lidhje me yllin tjetër të Holliwoodit, Zendaya - është më i njohur për rolin e Spider-Man.

Mirëpo, Naomi kurrë nuk e kishte menduar atë si një kandidat për rolin e kërkuar.

“Nuk kam menduar për Spider-Man. Thjesht, nuk e di, nuk më erdhi në mendje, megjithëse e dija që ai kishte të gjitha të mirat”, ka thënë ajo teksa reflektonte mbi sukseset e Tomit në karrierë.

“Ky ishte një fëmijë që po bënte filmin e tij të parë, kishte qasje të pabesueshme ndaj emocioneve, kishte një disiplinë të madhe dhe nëse kjo vjen apo jo nga prejardhja e tij e kërcimit dhe sportit, nuk e di”.

Naomi, gjithashtu, përshëndeti familjen e Tomit, duke i përshkruar ata si “të mrekullueshëm”.

Aktorja nuk është befasuar nga suksesi i tij në industrinë e filmit gjatë dekadës së fundit.

“Ai gjithashtu ka një familje vërtet të jashtëzakonshme ... Ata janë një ekip vërtet solid njerëzish që e mbështesin atë”, ka shtuar Naomi.

“Ai është i vetëm tani, sigurisht, por thjesht duke pasur një bazë vërtet të mirë ... do të jetë gati për të gjitha sfidat që luhen në industrinë tonë në qoftë se keni një familje të mirë. Më befason suksesi i tij, është ajo që po përpiqem të them!”.

Artikuj të ngjashëm