Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Waltz do të luajë rolin e ikonës së Hollivudit, Billy Wilder

Christoph Waltz është përzgjedhur për ta luajtur rolin kryesor në filmin e ri “Billy Wilder and Me”.

Ylli i James Bondit do të luajë një nga ikonat e epokës së artë të Hollivudit në filmin e ri të regjisorit Stephen Frears.

Njoftimi për filmin u dha nga producenti legjendar Jeremy Thomas, dhe bazohet në librin e vitit 2020 të Jonathan Coe, “Mr Wilder and Me”, me Christopher Hampton duke e përshtatur historinë për ekranin e madh.

Filmi zhvillohet gjatë verës së vitit 1977 dhe është pjesërisht një histori e moshës madhore, pjesërisht portret i vërtetë i regjisorit të dashur.

Një e re e pafajshme fillon të punojë për regjisorin e famshëm në një ishull grek gjatë xhirimeve të “Fedoras” dhe kur ajo ndjek Wilderin në Gjermani për të vazhduar xhirimet, ajo e gjen veten duke u bashkuar me të.

Prodhimi i projektit do të fillojë në pranverën e vitit 2023 në Greqi, Mynih dhe Paris, me kastimin e roleve të tjera kryesore që do të shpallen në të ardhmen e afërt.

“Billy Wilder ka thënë: “Duhet të keni një ëndërr që të mund të zgjoheni në mëngjes”. Një film i Stephen Frears me një skenar të Christopher Hampton të prodhuar nga Jeremy Thomas mund të më bindë për këtë”, u shpreh Waltz, fitues i dyfishtë i Oskarit.

Edhe Werner Herzog parashikon gjëra të mëdha për Orlando Bloom Showbiz Werner Herzog parashikon gjëra të mëdha për Orlando Bloom

“Evropa dhe Hollivudi. Hollivudi dhe Evropa. Dilema më interesante në kinema”, ka shtuar Frears.

“Që nga takimi ynë i parë në Los Anxhelos në fillim të viteve tetëdhjetë, Billy Wilder ishte jashtëzakonisht i sjellshëm dhe inkurajues”, ka thënë Hampton.

“Romani i mrekullueshëm i Jonathan Coes ka ofruar mundësinë e përsosur për të shprehur mirënjohjen dhe admirimin tim për një nga gjigantët e padiskutueshëm të historisë së kinemasë”.