Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Vritet reperi XXXTentacion

Reperi XXXTentacion është qëlluar për vdekje gjatë një grabitjeje të hënën në Broward County të Floridas, ka njoftuar policia.

20-vjeçari, emri i vërtetë i të cilit ishte Jahseh Onfroy, po largohej nga një dyqan pasdite kur dy burra nga një veturë e kishin qëlluar.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Policia ka njoftuar se është në kërkim të dy personave dhe ka kërkuar ndihmë nga qytetarët.

XXXTentacion u bë i famshëm me këngën “Look at Me” në vitin 2016. Me albumin e tij të fundit “?”, ai debutoi në vendin e parë.