Reperi amerikan, PnB Rock, ka vdekur nga të shtënat me armë zjarri gjatë një vjedhjeje. Ai ishte vetëm 30-vjeçar.
PnB Rock, emri i vërtetë i së cilit është Rakim Hasheem Allen, ishte duke ngrënë në një prej pikave të restorantit “Roscoe’s House of Chicken ‘N Waffles” në Los Angeles, kur disa burra u futën brenda për të kryer vjedhje. Pas këtij incidenti, reperi u prononcua i vdekur në vendin e ngjarjes, raporton portali “Female”.
Edhe pse kapitenia e Departamentit të Policisë së Los Angelesit, Kelly Muniz, nuk e emëroi reperin si viktimën e kësaj ngjarjeje, dëshmitarët e rastit dhe pamje nga kamerat e sigurisë zbulojnë se bëhet fjalë pikërisht për PnB Rockun.
Sipas mediave amerikane, asnjë person tjetër nuk është lënduar në këtë incident.
Në kohën kur ndodhi vrasja, PnB Rock shoqërohej nga e dashura e tij, disenjatorja dhe influencuesja Stephanie Sibounheuang. Çifti e ka një vajzë dy vjeçare së bashku të quajtur, Xuri.
Edhe
A$AP Rocky ngarkohet me dy akuza për sulm me armë zjarri
Siç raportohet nga gazeta “Los Angeles Times”, autoritetet tani po i vlerësojnë pamjet e kamerave të sigurisë brenda restorantit dhe nga bizneset përreth, në përpjekje për ta identifikuar të dyshuarin.
PnB Rock e publikoi hitin e parë muzikor, “Selfish”, në vitin 2016. Në të njëjtin vit u publikua edhe bashkëpunimi i tij i suksesshëm me reperin YFN Lucci, “Everyday We Lit”. Kënga u pozicionua në vendin e 33-të të toplistës së 100 këngëve më të mira “Billboard”.