A$AP Rocky është arrestuar në Aeroportin Ndërkombëtar të Los Angelesit mëngjesin e së mërkurës.
Reperi i famshëm sapo kishte arritur në SHBA nga Barbadosi me avionin e tij privat, ku i kaloi pushimet me të dashurën e tij shtatzënë, Rihanna, kur u arrestua nga policia e Los Angelesit, raporton TMZ, transmeton Koha.net. Ai akuzohet për sulm me armë zjarri.
Rocky, emri i vërtetë i të cilit është Rakim Mayers, ishte nën hetim për të shtënat e 6 nëntorit në Hollywood, ku viktima e mbijetuar, tha se reperi e kishte qëlluar pas një debati.
Viktima tha se ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:15 dhe më pas ka kërkuar tretman mjekësor për lëndim të lehtë.
Rasti do t'i paraqitet Zyrës së Prokurorit të Qarkut të Los Angelesit për shqyrtim, sipas policisë.
Rocky 33 vjeç dhe Rihanna, 34 vjeç, njoftuan në janar se janë në pritje të fëmijës së tyre të parë.
-
“Na mori qetësinë dhe lumturinë”, A$AP Rocky rrëfen për sulmin me armë ndaj familjes së tij
-
Rihanna dhe A$AP Rocky shfaqen për herë të parë pas sulmit me armë në shtëpinë e tyre
-
Të shtëna me armë drejt shtëpisë së Rihannas, arrestohet një grua
-
A$AP Rocky shfaqet në gjykatë bashkë me Rihannan dhe dy djemtë
-
Rihanna mbështet A$AP Rockyn në gjykatë