Gjykimi i reperit, A$AP Rocky solli një përplasje të fortë dhe argumente ndërmjet prokurorit dhe avokatit mbrojtës, ndërsa partnerja e tij, këngëtarja Rihanna dhe dy fëmijët e tyre të vegjël ishin të pranishëm në sallën e gjyqit, ka raportuar agjencia e lajmeve Associated Press.
A$AP Rocky akuzohet për të shtëna me armë ndaj një ish-miku të tij në rrugët e Hollywood-it në vitin 2021.
Prokurori i çështjes, Paul Przelomiec, e pyeti jurinë nëse arma ishte e vërtetë apo false.
“Ka një pyetje të rëndësishme për t'u përgjigjur. A ishte një armë e vërtetë apo ishte një armë false? Asgjë tjetër nuk është në diskutim”, ka thënë Przelomiec.
Prokurori ka argumentuar se Rocky është fajtor për akuzën e sulmit me një armë automatike, ndërsa avokati i tij, Joe Tacopina, e quajti dëshmitarin kryesor të akuzës “gënjeshtar patologjik i zemëruar” që ka bërë përgënjeshtrime të njëpasnjëshme.
Për herë të parë, Rihanna erdhi në gjyq me dy djemtë e saj të vegjël, 2-vjeçarin RZA dhe 1-vjeçarin Riot, të cilët u panë me kostume dhe mund të dëgjoheshin duke bërë zhurma ndërsa prokurori fliste.
Rihanna mbante një nga ta në prehër dhe tentonte ta mbante të qetë me një lodër.
Seanca e mbajtur të enjten ka përfunduar me dy argumente të kundërta: prokurori ka thënë se Rocky e ka qëlluar me armë të vërtetë, ndërsa avokati mbrojtës pretendon se arma ishte false që shkrep vetëm pa plumba dhe që ai e kishte marrë nga seti i një videoje muzikore që e kishte bërë me Rihannën për këngën “DMB”.
Edhe
Rihanna mbështet A$AP Rockyn në gjykatë
Përveç kësaj, të dy palët diskutuan në lidhje me dëshmitarët dhe provat që mund të kenë ndihmuar apo penguar çështjen.
Prokurori akuzoi disa nga dëshmitarët e mbrojtjes dhe i quajti “gënjeshtarë të koordinuar”, ndërsa mbrojtja thoshte se dëshmitarët ishin të sinqertë dhe koherentë.
A$AP Rocky mund të përballet me deri 24 vjet burgim nëse shpallet fajtor, por juria ende nuk ka marrë një vendim dhe do të nisin diskutimet pas mbrojtjes përfundimtare.
-
“Na mori qetësinë dhe lumturinë”, A$AP Rocky rrëfen për sulmin me armë ndaj familjes së tij
-
Detajet e sulmit me armë zjarri në shtëpinë e Rihannas
-
Gruaja nga Florida deklarohet e pafajshme për tentativë vrasjeje ndaj Rihannas
-
Rihanna dhe A$AP Rocky shfaqen për herë të parë pas sulmit me armë në shtëpinë e tyre