Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Vdiq reperi Snootie Wild, dyshohet se u qëllua me armë zjarri në qafë

Reperi 36-vjeçar, Snootie Wild ka vdekur si pasojë e plagëve që ka marrë në qafë pasi dyshohet se u qëllua me armë zjarri.

Një postim në llogarinë e tij zyrtare në Instagram, ka bërë të ditur lajmin e hidhur se reperi është ndarë nga jeta. Ky njoftim erdhi vetëm disa orë pasi ekipi i tij tha se po luftonte për jetën.

Është raportuar se policia ka shkuar me shpejtësi në vendngjarje pasi u njoftua nga Programi Shotspotter se kishte të shtëna të premten mbrëma në Houston të Teksasit.

Reperi - emri i vërtetë i të cilit është LePreston Porter - thuhet se mori CPR në vendngjarje përpara se të dërgohej në spital, kanë zbuluar autoritetet, raporton The Mirror.

Incidenti i supozuar u kap me sa duket në kamera nga një fqinj, i cili thuhet se po ndihmonte hetuesit me hetimet e tyre.

Menjëherë pasi ekipi i reperit të ndjerë njoftoi ndarjen e tij të shtunën në mbrëmje, shumë fansa i bënë homazhe yllit të lindur në Memphis.