Kritikja amerikane e filmit, Manohla Dargis, ka shkruar për prestigjiozen The New York Times, se aktorja e njohur Pamela Anderson, e cila luan rolin e Shelly, që është një balerinë në fund të karrierës, në filmin “The Last Showgirl”, është një homazh për Las Vegasin dhe gratë që ndihmuan në krijimin e kësaj "oaze të shkëlqyer".
Në film bëhet fjalë për Shellyn, e cila ka kaluar shumë vjet në një shfaqje kazinoje, por tani, me fundin e shfaqjes, ajo përballet me pasiguri për të ardhmen e saj.
Filmi, i drejtuar nga regjisorja Gia Coppola, tregon një histori të ndjeshme për plakjen dhe bukurinë, duke u fokusuar te emocionet e personazheve.
Traileri i filmit:
Dargis ka thënë se Anderson ka një performancë të ndjeshme, ku përmes aktrimit të shkëlqyer ajo tregon dobësinë që ndien Shelly në thellësinë e karakterit të saj.
Sipas kritikes, Anderson në këtë film tregon se nuk është vetëm pamja e jashtme ajo që ka rëndësi pasi i jep jetë personazhit të saj përmes ndjeshmërisë dhe dhimbjes.
Dargis gjthashtu ka thënë se Coppola, me ndihmën e ekipit të veçantë të kameramanëve dhe ndriçimit të butë, krijon një atmosferë të ëmbël dhe të ndjeshme që e bën Vegasin më tërheqës se kurrë.
“’The Last Showgirl’ është një film që e shpërfaq karakterin e Shellyt dhe botën e saj përtej shkëlqimit të jashtëm, duke na i zbuluar thellësitë e saj emocionale”, ka shkruar Dargis.
Sipas saj, filmi tregon një grua që është më shumë se ajo që duket, duke theksuar se shpesh personazhet që janë injoruar mund të kenë një histori të pasur dhe të rëndësishme.