Ai është arritja më e madhe njerëzore e të gjitha kohërave, një armë e pashkatërrueshme, një dëshmi e padiskutueshme e përparimit më të madh njerëzor. Teknologjia rrjedh nëpër venat e tij, duke i dhënë forcë dhe aftësi të jashtëzakonshme për t'u shëruar. Asnjëherë nuk e keni parë dikë si ai. Ai është Vin Diesel si “Bloodshot” në filmin e ri të mbushur me aksion, xhiruar sipas stripit bestseller, i cili do të shfaqet në kinema këtë mars.
Se sa mirë duket Vin Diesel, ikona e filmave aksion, mund ta shihni në fragmentin e filmit të ri të tensionuar dhe brutal.
Filmi “Bloodshot” bën fjalë për Ray Garrisonin, një ushtar i vdekur i cili ringjallet nga korporata Rising Spirit Technologies e cila prodhon armë duke përdorur nanoteknologji speciale. Me një ushtri të nanoteknologjisë në venat e tij, ai bëhet një forcë e pandalshme - më i fortë se kurrë më parë dhe me potencialin e vetë-shërimit, shkruan KOHA Ditore. Por aftësitë e reja vijnë me një kosto. Trupi dhe mendja e tij kontrollohen nga korporata e cila e ringjalli.
Ray, tani që vuan nga humbja e plotë e kujtesës dhe i mbërthyer me një seri aftësish të reja befasuese, përpiqet ta zbulojë identitetin e tij, dallimin midis të së vërtetës së vërtetë dhe manipulimit që qëndron prapa korporatës. Ai ndihmohet në këtë nga një ekip ushtarësh të tjerë 'të azhurnuar' me emrin sekret Chainsaw.
Filmi Bloodshot është realizuar sipas stripit me po të njëjtin titull nga The Valiant Comic Book. Regjisori i filmit është David S. F. Wilson, ndërsa përveç Vin Dieselit, në film luajnë edhe Eiza Gonzalez, Sam Heughan, Toby Kebbell dhe Guy Pearce.
“Bloodshot” vjen në kinema këtë mars.
-
U shfaq premiera botërore e filmit “Bloodshot” në Los Angeles
-
Vin Diesel dëshiron t’i promovojë filmat e tij në Kinë
-
Will Smith me rol kryesor në filmin “Supermax”
-
Vin Diesel lavdëron Dwyane “The Rock” Johnsonin pasi i dhanë fund mosmarrëveshjeve
-
Vin Diesel tregon kushtet e tij për “Fast 11”, një nga to rikthimi i Brian O’Conner