Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Vin Diesel dëshiron t’i promovojë filmat e tij në Kinë

Foto: Reuters

Ylli i njohur i filmave aksion, Vin Diesel nuk do ta lejojë koronavirusin t’i vonojë lansimet e filmave të tij, “Bloodshot” dhe “Fast and Furious 9”.

Aktori 52 vjeçar është gjithmonë i përkushtuar t’i kënaqë adhuruesit e tij, andaj e ka pranuar se është duke i lutur zyrtarët e studios filmike që ta lejojnë ta promovojë filmin “Fast and Furious 9” në Kinë, pavarësisht rrezikut të përhapjes së sëmundjes e cila e ka penguar lansimin e disa projekteve filmike, përfshirë këtu vazhdimin e ri të filmi “James Bond: No Time To Die”, premiera e së cilit është shtyrë për nëntor të këtij viti, transmeton Koha. 

Në një intervistë të fundit për “USA Today”, Diesel tha: “Më pëlqen t’i dal në fjalë publikut dhe adhuruesve të mi, sepse Zoti e di sa shumë më kanë përkrahur ata gjatë gjithë karrierës. Tingëllon sikur jam çmendur, por jam duke i përgjëruar zyrtarët e studios ‘Sony’ që të më lejojnë të shkoj në Kinë, pavarësisht situatës me koronavirusin. Dhe duhet t’i shikoni fytyrat e anëtarëve tjerë të ekipit të cilët më thonë ‘do të shkosh vetëm atje’. Megjithatë, nuk më pëlqen t’i zhgënjejë fansat,” citohet të ketë thënë aktori.

Ylli i filmave “XXX: Return of Xander Cage” e ka pranuar se nuk i fajëson njerëzit që po çuditen me vendimin rreth lansimit të filmit “Fast and Furious 9” në muajin maj, por mendon që studioja “Universal Pictures’ do të duhej të vazhdojë sipas planit, pavarësisht situatës aktuale.

Diesel dëshiron ta përkrahë magjinë e eksperiencës që e ofron kinemaja, dhe beson që filmat kanë për qëllim të shpërndajnë lumturi te njerëzit, dhe jo vetëm të mendohet për arkëtimin e të hollave.

Aktori po ashtu ka thënë se mendon të veprojë njësojë edhe me filmin e tij të ardhshëm “Bloodshot”, ku ai e portretizon një ushtarë që sillet në jetë më ndihmën e nano-teknologjisë, e cila po ashtu I jep atij superfuqi të jashtëzakonshme.