Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Victoria Beckham pishman për silikonat, mohon ndërhyrjet e tjera

Stilistja dhe ish-Spice Girl Victoria Beckham (45) në emisionin “This Morning” foli publikisht për herë të parë për intervenimet estetike që i ka bërë.

Shumë nga fansat e saj mendojnë se Victoria ka korrigjuar shumëçka, veçanërisht për shkak të fytyrës së saj të "ngrirë", në të cilën rrallë tregon buzëqeshje, shkruan KOHA Ditore.

“As që jam tunduar. Nuk u jam nënshtruar operacioneve, por kurrë mos thuaj kurrë”, - tha Victoria, e cila dikur kishte ekstensione, ngjyrë ekstreme të flokëve, shumë grim, veshje të dallueshme... Derisa ishte e famshme në skenën muzikore, ajo gjithashtu kishte silikone në gjoksin e saj, por i nxori ato rreth 20 vjet më parë.

“Sikur të mund të flisja me veten time më të re, do t’i thosha të mos luante me gjoksin tim. Kjo është e vetmja gjë për të cilën pendohem. Sot më nuk kam silikone. Gjatë gjithë këtyre viteve e kam mohuar këtë, dhe gjithçka ishte shenjë e pasigurisë. E kuptova se duhej të isha e lumtur me veten ashtu siç isha dhe ta festoja atë", tha ish-anëtarja e Spice Girls për “Vogue”.

Në atë kohë, ajo e kishte paguar operacionin e gjoksit rreth 12.000 dollarë, por nuk deshi të pranonte se ishte operuar, derisa i largoi silikonet.