Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Veshjet më të mira në tepihun e kuq të “Oscarit”

Tepihu i kuq i teatrit Dolby u mbulua nga xixat me shumë shkëlqim, sedefe e gurë, që u bënë trendi kryesor i këtij tepihu. Përveç vezullimës, trend u bë stili “vintage”,  fustanet e vjetra të brendeve të ndryshme që u shfaqën mbi tepihun e kuq në Dolby si dhe në ndejën post ceremoniale që organizohet nga prestigjiozja “Venity Fair”.

E veshur me stilin “vintage” në ndejën e “Vanity Fai”r u shfaq aktorja Jennifer Lawrence me një krijim të brendit “Givenchy” nga viti 1996.

Njëjtë bëri edhe artistja Cardi B e cila kishte veshur një fustan “vintage” nga koleksioni i pranverës së vitit 2003 nga  brendi “Versace”.

Me një fustan të stilit të tillë nga brendi “Marc Bouwer”, të cilin e kishte veshur aktorja Angelina Jolie në tepihun e kuq të Oscarit në vitin 2004, u shfaq aktorja Sidney Sweeney në ngjarjen e “Vanity Fair”.

Ylli Laverne Cox, kishte veshur në tepihun e kuq të teatrit Dolby, një krijim të vitit 1986 nga brendi “Thierry Mugler”.

Edhe Mes ngjyrave të forta në tepihun e kuq të “Oscars” dominon e bardha e mesazhet politike Showbiz Mes ngjyrave të forta në tepihun e kuq të “Oscars” dominon e bardha e mesazhet politike

Me një fustan bardh e zi të që brendi “Balenciaga” e krijoi në vitin 1951, u shfaq aktorja Carey Mulligan.

Si e veshura më së bukuri po cilësohet aktorja Zendaya, e cila kishte veshur fustan me ngjyrë rozë të errët, të punuar me lule ngjyrë hiri në të zezë, nga brendi “Armani Prive”.

Aktorja Lily Gladstone, e cila njihet për rolin e saj në filmin “Killers of the Flower Moon”, nderoi dizajnet e popullit autokton amerikan, duke veshur një fustan, detajet e të cilit ishin pikërisht me motive indigjene nga brendi “Gucci”.

Image

Një aktore që i rri besnike brendit “Louis Vuitton”, duke i besuar për krijimin e fustaneve për të, është Emma Stone dhe dukja e saj gjithmonë merr vëmendje në tapetin e kuq. Këtë herë kishte zgjedhur një fustan të kaltër të hapur.

Image

Aktorja e mirënjohur e filmit “Barbie”, Margot Robbie, e cila dominoi në çdo tepih të kuq të ceremonive shpërblyese, këtë herë dukja e saj nuk është se bëri fort bujë.

Image

Ajo ndoqi trendin “metalik” me një fustan të zi të punuar në tërësi me sedefe të vogla nga brendi “Versace”. Me këtë brend u vesh edhe kolegia e saj nga filmi, aktorja America Ferrera, e cila mbante një fustan të ngushtë, ngjyrë rozë të hapur, të punuar po ashtu me sedefe.

Image

Regjisorja e filmit, Greta Gerwig kishte veshur një fustan me shkëlqim nga brendi “Gucci” dhe veshja e saj u cilësua e bukur.

Edhe Eleganca mbizotëroi në tepihun e kuq të ceremonisë “Oscar” 2025 Showbiz Eleganca mbizotëroi në tepihun e kuq të ceremonisë “Oscar” 2025
Image

Me ngjyrë rozë u vesh edhe këngëtarja Ariana Grande, e cila kishte zgjedhur një fustan dramatik të brendi “Giambatista Valli”.

Image

Gabrielle Union veshi një fustan nga disenjatorja Carolina Herre dhe dukja e saj u cilësua e bukur. Përveç saj, CNN raporton se bukur u duk edhe artistja Michelle Yeoh në një fustan të bërë vetëm për të nga brendi “Balenciaga”.

Një tjetër emër që u lakua nëpër listat e të veshurve më së miri është si aktores, Lupita Nyongo. Ajo veshi një fustan të kaltër të hapur të punuar në tërësi më gurë e xixa nga brendi “Armani Prive”.

Image

Aktorja Anya Taylor- Joy, kishte veshur fustan nga brendi i mirënjohur “Christian Dior”.

Image

Meshkujt e veshur më se miri, ishin aktorët Ryan Gosling me kostum nga brendi “Gucci” dhe Colman Domingo me kostum nga “Louis Vuitton”.

Image

Ndërkohë yjet si Ramy Youssef, Mark Ruffalo, Mahershala Ali dhe Finneas, përdorën jakët e kostumeve për të kërkuar armëpushim për luftën në mes të Izraelit e Hamasit. Këtyre më pas ju bashkuan edhe yje si Bilie Eilish, Ava DuVarney dhe Quannah Chasinghorse, duke vënë broshë të kuq, si pjesë e kampanjës “Artistët Për Armëpushim”.

Edhe Ngjyra e artë dominoi në tepihun e kuq të “Golden Globes” Showbiz Ngjyra e artë dominoi në tepihun e kuq të “Golden Globes”

Ngjyrat që dominuan tapetin e kuq janë, e zeza, e bardha, e kaltër e hapur dhe rozë në disa vende.

Përgatiti: Vita Abrashi - Kajtazi

Image