Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Vëllai i Michael Jacksonit paditet për përdhunim

Vëllai i mbretit të muzikës pop, Michael Jackson, Jermaine është paditur për përdhunim, raporton People.

Jermaine akuzohet se ka përdhunuar një grua gjatë pranverës së vitit 1988.

Padia e ngritur të mërkurën në Gjykatën e Lartë të Qarkut të Los Angelesit nga Rita Butler Barrett, pretendon abuzim seksual, sulm seksual, neglizhencë dhe përdhunim nga Jermaine, tani 69 vjeç.
Sipas dokumenteve të sigurua nga People edhe kompanitë “Jermaine L. Jackson Music Productions” dhe “Work Records”, pronë e Jermaine, janë pjesë e padisë.

Image

Në padi, Barrett pretendon se për shkak të lidhjeve profesionale dhe personale e njihte Jermainen disa vjet përpara se të ndodhte sulmi i dyshuar seksual. Paditësja ka pranuar se burri i saj, Ben Barrett, ka punuar ngushtë me Berry Gordy, për të cilin ajo beson se ishte bashkëpunëtor biznesi ose menaxher në kompanitë e Jermanie në kohën e sulmit të dyshuar.

Jermaine dyshohet se shkoi në shtëpinë e Barrettit rreth pranverës së vitit 1988 pa e lajmëruar dhe hyri me forcë brenda. Barret pretendon se Jermaine pastaj e sulmoi seksualisht me forcë dhe dhunë dhe u largua kur siç thuhet “ishte ngopur”.

“Gjatë sulmit, paditësja, iu lut Perëndisë për ndihmë. Gjatë sulmit, paditësja kishte frikë për jetën e saj”, thuhet në padi.

Edhe Gjyqi civil ndaj pasurisë së Michael Jacksonit shtyhet për vitin 2028 Showbiz 1 muaj më parë Gjyqi civil ndaj pasurisë së Michael Jacksonit shtyhet për vitin 2028

Barret pretendon se të nesërmen e raportoi sulmin tek Gordy, për të cilin ajo pretendon se i ka fshehur faktet.
Barret pohon se duke vepruar kështu, Gordy, Jermaine dhe të tjerët në marrëdhënien e biznesit do të kishin përfitime financiare nga puna e Jermainet për vitet e ardhshme.
Barret pretendon se ishte krijuar një maskim për të parandaluar zbulimin e informacionit lidhur me abuzimin me qëllim të përfitimit dhe ruajtjes së reputacionit.

Sipas padisë Barrett ka pësuar dëmtime të rënda emocionale, fizike dhe psikologjike, duke përfshirë poshtërimin, turpin, fajin, humbjen ekonomike dhe ankthin e përhershëm emocional pas asaj që përjetoi.

Në një deklaratë, avokati i Barrett, Jeff Anderson, ka thënë se klientja i tij pësoi një sulm seksual flagrant dhe të dhunshëm.

Image