Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Vedat Ademi tani edhe në rolin e modelit

Këngëtari i njohur shqiptar, Vedat Ademi, tash e sa kohë nuk ka realizuar ndonjë projekt muzikor, e po ashtu nuk ka qenë pjesë e shkrimeve të mediave të ndryshme.

Mbase, ai ka qenë i përkushtuar në rolin e të qenit baba, gjë që ka bërë që ai të jetë më i distancuar nga bota e showbiznesit, botë së cilës tash e sa kohë edhe i përket, transmeton emisioni Express në KTV.

Por, së fundi Vedatin e kemi parë në një rol tjetër, atë të modelit. Kjo me rastin e publikimit të koleksionit të fundit nga Altin Mici.

Fotosesioni mjaft unik është i realizuar në Shtetet e Bashkuara, më saktësisht në Filadelfia nga fotografi Nik Morina.

Duke qenë se Ademi nuk është shumë aktiv në rrjetet sociale si shumica e personave publikë, ka bërë që fotografitë nga koleksioni të marrin edhe më shumë vëmendje.

Palestra si duket ka qenë një nga prioritetet e Ademit, gjë që shihet qartë marrë parasysh ndryshimin në fizikun dhe strukturën e tij trupore.