Showbiz

Nicki Minaj po ndihet më mirë mentalisht pas një pauze në muzikë

Nicki Minaj nuk ka realizuar ndonjë album në pesë vitet e fundit, duke deklaruar se kjo pauzë i ka ndihmuar shumë që të ketë shëndet më të mirë mendor.

Reperja amerikane 38-vjeçare, ka thënë se po ndihet po ashtu më mirë, prej që ka sjellë në jetë djalin e saj, që është fëmija i parë, në shtator të vitit të kaluar.

E pyetur në Tëitter nga fansat se si po ndihet pas gjithë kësaj pauze, Nicki ka thënë se kishte shumë nevojë për një ndërprerje të punës.

“Kjo është një pyetje e mrekullueshme. Po kisha shumë nevojë. Ju vlerësoj shumë për pritjet tuaja. Por vërtetë, kisha shumë nevojë të kem më shumë kohë që të kalojë edhe me djalin tim”, është shprehur Minaj.

Ajo më tej ka përmendur humbjen e babait të saj, duke thënë se ky ishte një prej momenteve më të vështira në jetën e saj. I ati i saj, Rober Maraj, ka vdekur në shkurt të këtij viti, pasi ishte goditur nga një veturë. Reperja deri më tani kishte ngurruar të fliste për tragjedinë e prindit të saj.

Albumi i fundit i Minajt ishte “Queen” dhe ishte publikuar në vitin 2018.