Nicki Minaj ka folur së fundmi për eksperiencat e sa me mëmësinë.
Minaj 39 vjeç ka thënë në një intervistë për E!News të mërkurën se i është rritur ankthi që kur është bërë nënë, raportoi revista People.
Reperja e hitit “Super Freaky Girl” ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë, një djalë të cilin e quan me pseudonimin “Papa Bear”, më 30 shtator të vitit 2020.
Për shkak se Minaj është shumë e lidhur me fëmijën e saj 2-vjeçar, ajo tha se shpeshherë e ndjen se “po i këputet zemra” sa herë që është larg tij.
“Më kujtohet që isha në Britani të Madhe dhe thjesht po qaja”, ka thënë Minaj teksa ka treguar se si komunikion me të birin kur ndodhet larg tij.
Ajo ka bërë të ditur se djali i saj, të cilin e ka me bashkëshortin Kenneth “Zoo” Petty, nuk ka pasur asnjëherë dado deri tani.

-
Olivia Munn tregon për vështirësitë që pati me ankthin pasi u bë nënë
-
Nicki Minaj e mbështet Trumpin pasi mendon se ka kaluar edhe vetë përvoja të ngjashme
-
Lindesy Lohan tregon se si i është rikthyer “shkëlqimi”
-
Lindsay Lohan është “akoma e impresionuar” nga mëmësia
-
Kylie Jenner flet rreth depresionit pas lindjes