Ylli dhe njëri nga pionerët e muzikës “rock ‘n’ roll”, Don Everly, ka vdekur në moshën 84-vjeçare.
Zëdhënësi i familjes Everly ka konfirmuar vdekjen për “Los Angeles Times”, por nuk ka treguar shkaqet e vdekjes.
Everly dhe vëllai i ti Phil, bënë bujë nëpër botë në fund të viteve 1950-ta dhe fillim të 1960-ve, me këngët Bye Bye Love dhe All I Have To Do is Dream.
Ata kishin formuar grupin “The Everly Brothers”.
Ata ishin të njohur për harmoninë e tyre dhe ndikuan në bendet muzikore si “The Beatles”.
Ata të dy ishin ndarë në skenë në vitin 1973, që çoi në një ndarje dhjetëvjeçare, por Phil më vonë tha se marrëdhënia mes tyre i kishte mbijetuar kësaj.
Artikuj të ngjashëm
-
Daullisti i Rolling Stones, Charlie Watts vdes në moshën 80 vjeçare
-
Elton John, Oprah Winfrey dhe Paul McCartney i japin lamtumirën Dolly Partonit
-
Vdiq në moshën 80-vjeçare Dolly Parton, mbretëresha e muzikës country
-
Vdiq Bonnie Tyler, ikona e muzikës së viteve ’80
-
“Humbëm vëllain tonë”, yjet e muzikës dhe fansat i bëjnë homazhe Osbournes