Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Vdiq ylli i filmit “The Godfather”, James Caan

Ylli i filmit “The Godfather”, James Caan, i njohur për rolin e tij si Sonny Corleone, ka vdekur në moshën 82-vjeçare, shkruan “The Guardian”.

Lajmi për vdekjen e aktorit amerikan është bërë i ditur të enjten në llogarinë e tij në Twitter.

“Me pikëllim të madh ju njoftojmë për ndarjen nga jeta të Jimmyt në mbrëmjen e 6 korrikut. Familja vlerëson ngushëllimet e përzemërta dhe ju kërkon që të vazhdoni të respektoni privatësinë e tyre gjatë kësaj kohe të vështirë”, thuhet në njoftim.

Caan bëri një hap të madh në Hollywood në vitet 1970-1980, para se ta linte papritmas aktrimin.

Gjatë viteve të 80-ta ai ka fituar çmime duke u vlerësuar si aktor për filmat “Misery”, “The Yards” dhe "Elf".

Edhe James Caan – ylli i brezit të aktorëve të viteve ‘70 Kulturë James Caan – ylli i brezit të aktorëve të viteve ‘70

Caan lindi në 1940 në Bronx të Nju-Jorkut. Ai fillimisht synoi një karrierë si futbollist, por më pas u interesua për aktrim pas studimeve në Universitetin Hofstra të Nju-Jorkut.

Karrierën prej aktori ai e nisi me një rol jo shumë të rëndësishëm në produksionin e Brodwayit në vitin 1961 në shfaqjen “Blood, Sweat and Stanley”, ku pasqyrohej Lufta e Dytë Botërore.