Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Vdiq vajza e Bill Cosbyt

Vajza e komikut të njohur Bill Cosby, Ensa, ka vdekur në moshën 44 vjeçare për shkak të problemeve në veshkë.

“Familja Cosby falënderon njerëzit që kanë qenë në varrimin e bukuroshes Ensa”, thuhet në komunikatën e familjes, transmeton BBC.

Ensa i ka dhënë mbështetje të madhe babait të saj pas akuzave për ngacmim seksual duke thënë se babai i saj është I pafajshëm.

Ensa ka qenë njëri nga pesë fëmijët që Bill kishte me gruan Camila.

Djali i vetëm i tyre Ennis është vrarë në vitin 1997 gjatë një tentim për plaçkitje.

Artikuj të ngjashëm