Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Vdiq kitaristi Sheehan

Ka vdekur bashkëthemeluesi dhe kitaristi i grupit irlandez të rokut “The Script”, Mark Sheehan.

46-vjeçari vdiq në spital të premten pas një sëmundjeje të shkurtër, njoftoi grupi.

Sheehan formoi grupin në vitin 2001 së bashku me vokalistin Danny O'Donoghue dhe bateristin Glen Power.

Presidenti i Irlandës, Michael D Higgins, tha se Sheehan ishte një shembull "i jashtëzakonshëm" i suksesit muzikor irlandez në skenën botërore.

"Ishte një shenjë e origjinalitetit dhe përsosmërisë që Mark dhe shokët e tij të grupit në The Script kërkuan dhe panë një sukses të tillë në mbarë botën, duke përfshirë gjashtë albume numër një në Britani dhe një album numër tre në Shtetet e Bashkuara - një arritje vërtet e jashtëzakonshme”, tha ai.

Sheehan ishte këngëtar, tekstshkrues dhe kitarist, dhe i pasionuar pas muzikës që në moshë të vogël.

Artikuj të ngjashëm