Kitaristi Tom Verlaine, që kishte bërë famë në vitet 70-ta si frontman i grupit rok Television, ka vdekur në moshën 73-vjeçare, raporton BBC.
Në kohët e lavdishme, grupi Television kishte bërë albume të famshme si Marquee Moon dhe Adventure.
Mirëpo, grupi kishte më tepër sukses në Britani të Madhe sesa në SHBA nga vendi ku ishin pjesëtarët e grupit. Grypi ishte ndarë në vitin 1978.
Vdekja e Verlainet është bërë e ditur nga Jesse Paris Smith, vajza e ish-bashkëpunëtorit Patti Smith.
Ajo ka thënë se Verlaine “vdiq nga një sëmundje e shkurtër”.