Këngëtarja Maria Mendiola, që ka kënduar këngën e njohur të diskos “Yes Sir, I can Boogie”, ka vdekur në moshën 69-vjeçare.
Këngëtarja, që me Mayte Mateosin formonin grupin e njohur spanjoll Baccara, ka vdekur në Madrid të shtunën në mëngjes e rrethuar nga familja.
“Maria ime e dashur, një këngëtare e shkëlqyer, por mbi të gjitha shoqja ime, na la sot. Vetëm mund ta falënderoj për aq shumë dashuri sa kam marrë nga ajo”, ka shkruar këngëtarja Cristina Sevilla në Instagram.
Artikuj të ngjashëm