Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Vdiq i dashuri i Sandra Bullockut në moshën 57-vjeçare

Partneri prej shumë vjetësh i aktores, Sandra Bullock, fotografi i njohur Bryan Randall, ka vdekur të hënën në moshën 57-vjeçare.

Familja e tij e ka konfirmuar lajmin, duke bërë të ditur se ai vdiq pas një beteje 3-vjeçare me sklerozë amiotrofike laterale, ndryshe e njohur si ALS.

Në një deklaratë për media, familja e Randallit u shpreh jashtëzakonisht mirënjohëse ndaj mjekëve që i ndihmuan fotografit që ta menaxhojë sëmundjen deri në momentet e fundit të jetës.

Motra e yllit hollywoodian, Sandra Bullock, e lavdëroi atë për mënyrën e mahnitshme të kujdesit ndaj partnerit të saj prej 8 vjetësh.

“ALS është një sëmundje e ashpër por është njëfarë ngushëllimi kur e dimë se ai kishte kujdestaren më të mire, që është motra ime e mrekullueshme, dhe një grup të infermierëve që ajo mblodhi e të cilët e ndihmuan të kujdesej për të në shtëpinë e tyre”, deklaroi Gesine Bullock-Prado përmes një postimi në Instagram.

Lajmi për vdekjen e Randallit fillimisht u bë publik nga familja e tij për revistën “People”. Ata zbuluan se nga koha e diagnostikimit me ALS, fotografi kishte vendosur ta mbajë të fshehtë betejën e tij me këtë sëmundje. ALS është një sëmundje progresive për të cilën nuk ka kurë. Shkaktohet nga vdekja e qelizave nervore në tru dhe palcë kurrizore që kontrollojnë lëvizjen e muskujve që ne kontrollojmë me vetëdije.

Edhe Sandra Bullock flet për herë të parë për vdekjen e partnerit, Bryan Randall Showbiz Sandra Bullock flet për herë të parë për vdekjen e partnerit, Bryan Randall

Sandra Bullock më së miri njihet për filma të tillë si, “Speed”, “Gravity” dhe “Miss Congeniality”. Në vitin 2010 ajo e fitoi një shpërblim “Oscar” për performancën e shkëlqyer në filmin “The Blind Side”. Aktorja dhe i dashuri i saj fotograf ishin një çift që e ruanin privatësinë e tyre. Randall, rrallë herë e shoqëronte Bullockun në premiera me qilim të kuq, por ata shpesh fotografoheshin së bashku duke kryer obligime nga jeta e përditshme së bashku me dy fëmijët e adoptuar të Bullockut, Louis dhe Laila. Randall po ashtu e ka lënë pas një vajzë nga lidhja e tij e mëparshme, Skylar.

{gallery}