Aktorja e njohur hollywoodiane Catherine O’Hara, e famshme për rolin si nëna e Kevinit në serinë e filmave “Home Alone” dhe në “Schitt's Creek”, ka vdekur të premten. Ajo ishte 71 vjeçe.
“Aktorja e shumëfishtë fituese e çmimeve, shkrimtarja dhe komediania Catherine O’Hara vdiq sot në shtëpinë e saj në Los Angeles, pas një sëmundjeje të shkurtër”, ka njoftuar menaxhmenti i saj në një deklaratë për media, shkruan BBC.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGjatë karrierës, O’Hara u shfaq së fundmi në serialet “The Studio” të Apple TV dhe “The Last of Us” të HBO.
Ajo ka fituar ndër të tjera dy çmime Primetime Emmy, një Golden Globe dhe dy çmime Screen Actors Guild.
Catherine O’Hara la pas bashkëshortin dhe dy djemtë e saj.
