Showbiz

Vdiq aktorja e filmit “Matrix”, Mary Alice

Mary Alice, një aktore e shpërblyer me çmim “Emmy” për serialin “I’ll Fly Away” dhe çmim “Tony” për performancën e shkëlqyer në shfaqjen e Broadëayt, “Fences”, vdiq të enjten në New York City.

Vdekja e saj është konfirmuar nga policia, raporton portal “Deadline”, derisa nuk janë zbuluar më shumë hollësi rreth shkaktarit të vdekjes.

E shquar për një karrierë të suksesshme si aktore e skenës e ekranit, dhe një pioniere në përfaqësimin e aktorëve afrikano-amerikan në Broadway, Alice më së miri njihet për portretizimin e protagonistes në serialin e kanalit NBC, “A Different World”. Në vitin 2003 ajo u bë pjesë e filmit ikonik, “The Matrix Revolutions”, ku e luajti rolin e The Oracle, gruaja e cila i jep këshilla dhe fjalë të urta Neos, kryepersonazhit të sjell në ekran nga aktori, Keanu Reeves.

E lindur me emrin Mary Alice Smith në Indianola të Mississippit, gjatë viteve ’60 ajo punonte si mësuese në Chicago deri në momentin kur vendosi ta kthejë vëmendjen nga aktrimi. Karrierën e filloi si aktore e shfaqjeve kurse roli i saj i parë kinematografik erdhi në vitin 1974, kur e shënoi debutimin në filmin “The Education of Sonny Carson”. Disa prej projekteve të saja më të njohura televizive dhe filmike janë: “Sparkle”, “All My Children”, “The Women of Brewster Place”, “L.A. Law”, “Cosby”, “Touched By An Angel”, “Providence”, “Soul Food”, “Oz”, “Line of Duty”, “The Jury”, “Kojak, “The Bonfire of the Vanities”, “Awakenings”, “Malcolm X”, “Down in the Delta” dhe “Sunshine State”.

Në vitin 2005, Mary Alice u pensionua nga aktrimi.