Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Vdiq aktori Treat Williams

Aktori amerikan, Treat Williams, ka vdekur të hënën në moshën 71-vjeçare, raportoi të martën “People”.

Ylli i “Everwood” vdiq si pasojë e një aksidenti me motor në të cilin është përfshirë.

"Ai vdiq këtë pasdite. Po lëvizte me motor kur një veturë i preu rrugën. Ai ka qenë zemra e Hollivudit që nga fundi i viteve 1970", ka thënë agjenti i tij prej 15 vjetësh, Barry McPherson.

Siç kanë bërë të ditur autoritetet, në aksident të përfshira ishin një veturë dhe motoçikleta e Williamsit. Hetuesit kanë thënë se drejtuesi i veturës e ka goditur motoçikletën pasi nuk e kishte parë në kthesë.

Aktori ka lënë pas gruan e tij, aktoren Pam Van Sant, dhe dy fëmijët e tyre, Gill dhe Ellie.