Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Vdiq aktori Richard Roundtree

Richard Roundtree, aktori amerikan i njohur për rolin kryesor në filmin “Shaft”, ka vdekur në moshën 81-vjeçare.

Ai vdiq në shtëpinë e tij në Los Angeles të martën pasdite me familjen pranë tij, ka thënë menaxheri i tij Patrick McMinn për “The Hollywood Reporter”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Vdekja e tij vjen pas një beteje të shkurtër me kancerin e pankreasit.

“Puna dhe karriera e Richardit shërbeu si pikë kthese për njerëzit afrikano-amerikanë në film. Ndikimi që ai pati në industri nuk mund të mbivlerësohet”, ka thënë McMinn në një deklaratë.

I lindur më 9 korrik 1942 në New Rochelle, New York, Roundtree filloi karrierën e aktrimit në fillim të viteve 1960.

Ai u pa si një aktor novator me portretizimin e detektivit John Shaft, duke u bërë yll që në moshën 29-vjeçare.