Aktori Dustin Diamond ka vdekur në moshën 44-vjeçare pas një beteje të shkurtër me kancerin.
Ylli i “Saved by the Bell” i cili më së miri njihet për portretizimin e Samuel ‘Screech’ Powersit, në serinë e famshme të viteve ’90, në janar të këtij viti e konfirmoi lajmin se vuante nga kanceri i shkallës së katërt, kurse të hënën më 1 shkurt zëdhënësit e aktorit e bënë të ditur lajmin se fatkeqësisht aktori e ka humbur betejën me këtë sëmundje. Sipas tyre, në momentet e fundit të jetës, Diamond shoqërohej nga e dashura e tij.
Gjendja shëndetësore e Dustinit ishte përkeqësuar dukshëm gjatë javëve të fundit, dhe ai ishte larguar nga aparaturat e frymëmarrjes në përpjekje për t’ia mundësuar vazhdimin e trajtimit në shtëpi.
Vdekja e aktorit vjen disa javë pasi u diagnostikua me koncert të avancuar të mushkërive, dhe tashmë i ishte nënshtruar raundit të parë të kimioterapisë.
Kurse së fundmi ishte raportuar se Diamond kishte në dhimbje të tmerrshme, teksa po luftonte me sëmundjen vdekjeprurëse.
Lajmi për hospitalizimin e aktorit ishte bërë publik më 12 janar, dhe vetëm disa ditë më vonë u konfirmua nga zëdhënësit e tij.