Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Vdiq aktori 27-vjeçar, Chance Perdomo

Chance Perdomo

Aktori Chance Perdomo ka vdekur në moshën 27-vjeçare si pasojë e një aksidenti me motor, raportoi të dielën BBC-ja. 

Perdomo njihet për rolin e tij të luftëtarit në serialin e zhanrit horror të Netflixit “Chilling Adventures of Sabrina”.

Ylli britaniko-amerikan ka lindur në Los Angeles dhe është rritur në Southampton.

Ai u nominua për aktorin më të mirë në çmimet Bafta TV 2019, për rolin e tij në dramën “Killed by My Debt”.

Detajet se ku ndodhi aksidenti, apo si u shkaktua, ende nuk janë bërë të ditura. CBS raporton se në këtë aksident nuk është përfshirë asnjë individ tjetër.

Perdomo luajti edhe si Andre Anderson në serialin “Amazon Prime Gen V”.