Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Vdes personi i tretë nga incidenti në koncertin e reperes amerikane

Një person i tretë ka vdekur si pasojë e një rrëmuje të krijuar në koncertin e reperes amerikane, GloRilla, të shtunën, ka konfirmuar Policia amerikane.

Aisha Stephens, 35 vjeç, po trajtohej në spital që kur ka ndodhur incidenti, mirëpo nuk ka arritur t’u mbijetojë lëndimeve.

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur kur pjesëmarrësit në koncertin që po mbahej në New York kishin shkaktuar panik, duke menduar se dikush po gjuante me armë zjarri, pak pasi përfundoi koncerti.

Vendit ku është zhvilluar performanca e reperes i është marrë licenca që atëherë.

Si pasojë e incidentit, në vendin e ngjarjes kanë mbetur të vdekur dy gra, njëra 35 dhe tjetra 33 vjeç. Shtatë të tjerë të lënduar ishin dërguar në spital.

Edhe Dy të vdekur e tetë të lënduar në koncertin e GloRillas Showbiz Dy të vdekur e tetë të lënduar në koncertin e GloRillas

GloRilla ka shprehur keqardhjen për ngjarjen e rëndë, duke treguar se e kishte kuptuar ndodhinë vetëm pasi ishte larguar nga aty.