Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Stampedo në një koncert në New York, një i vdekur e nëntë të lënduar

Një alarm fals për të shtëna me armë në një koncert të muzikës rep në Rochester të New Yorkut, ka shkaktuar panikë në mesin e turmës, e si pasojë e stampedos ka vdekur një person e janë lënduar nëntë tjetër, raporton agjencia AP.

Viktimat e koncertit të së dielës mbrëma ku performuan GloRilla dhe Finesse2tymes, u shkaktuan nga shtypja e njerëzve.

“Nuk kemi asnjë dëshmi të të shtënave me armë apo të therjeve me thikë”, ka thënë shefi i Policisë, David M/ Smith.

Ndërsa koncerti përfundoi rreth orës 23:00, njerëzit po largoheshin nga arena në mënyrë të rrezikshme, ka thënë Smith. Policia u fut në arenë dhe gjeti tri gra me lëndime serioze.

Një 33-vjeçare vdiq në spital, ndërsa dy tjera janë në gjendje kritike. Shtatë të terë po ashtu janë dërguar në spital, por me lëndime që nuk janë të rrezikshme për jetë. w