Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Vdes pas një aksidenti aktori Leslie Jordan

Leslie Jordan, një komedian dhe aktor i dashur nga publiku, i njohur për punën e tij në “Will and Grace”, ka vdekur, ka bërë të ditur agjentja e tij.

Ai ishte 67-vjeçar.

“Bota është definitivisht vend më i errët sot pa dashurinë dhe dritën e Leslie Jordan. Ai ishte një talent shumë i madh dhe ishte kënaqësi të punoje me të. Atë që i mungonte e kompensoi me bujarinë dhe madhështinë si djalë, vëlla, artist, humorist, partner dhe qenie njerëzore. Të dish se ai është larguar nga bota në kulmin e jetës së tij profesionale dhe personale është i vetmi ngushëllim që mund ta kesh sot”, ka thënë agjentja e tij, Sarabeth Schedeen.

Burimet i kanë thënë Los Angeles Times se Jordan ishte përfshirë në një aksident trafiku të hënën në mëngjes në Hollywood.