Disenjatorja e modës Dame Mary Quant ka vdekur në moshën 93-vjeçare, ka njoftuar familja e saj.
Një deklaratë nga familja e saj për agjencinë e lajmeve AP tha se ajo “vdiq paqësisht në shtëpi në Surrey, në Mbretërinë e Bashkuar mëngjesin e sotëm”.
Familja e saj tha se ajo ishte “një nga stilistet më të njohura ndërkombëtarisht të modës në shekullin XX dhe një novatore e shquar”.
Ajo kujtohet për shpikjen e minifundeve.