Reperi kontrovers, Kanye West, nuk po di të ndalet duke i sulmuar online të gjithë ata që beson se janë kundër tij, sidomos nëse janë shokë të ish-gruas së tij Kim Kardashian apo të dashurit të saj aktual, Pete Davidson.
Së fundmi, Ye përmes një mesazhi të postuar në Instagram bëri të ditur se reperi, Kid Cudi, nuk do të jetë më pjesë e albumit të tij të dytë “Donda”: “Vetëm desha t’ju tregoj të gjithëve se Cudi nuk do të jetë më pjesë e albumit ‘Donda 2’, sepse ai është miku i personit të cilit nuk dua t’ia përmend as emrin”, tha Kanye duke iu referuar komedianit Davidson.
38-vjeçari Kid Cudi i cili ka bashkëpunuar me Westin në albumin e vitit 2021, “Donda”, nuk qëndroi pa iu kundërpërgjigjur atij: “Sa keq që nuk dua të jem në albumin tënd të radhës o dinozaur. Të gjithë e dinë se unë kam qenë pjesa më e mirë e albumeve tua, prej se jemi njohur. Do të lutem për ty vëlla”.
Tutje, Cudi e postoi edhe një mesazh të dytë ku kishte shkruar: “Kemi biseduar për këtë gjë para ca javësh. Po tregohesh njeri i ulët që po i ndryshon fjalët dhe po poston rrena vetëm për klikime në internet. Ti nuk je mik i mirë për askënd. Zoti e hap derën në mënyrë që njerëzit e gabuar të dalin nga jeta ime”.
Ye nuk u ndal e kaq. Ai e ripostoi një fotografi nga ditëlindja e Kid Cudit ku shihen në shoqërinë e aktorit, Timothee Chalamet dhe komedianit Pete Davidson, por këtij të fundit ia ka mbuluar fytyrën.
Fotografinë e shoqëroi me mbishkrimin: “Thjeshtë doja që miku im të më mbështeste, por thika prapa shpinës time po futet edhe më thellë”.
{gallery}
Zënka me reperëve vjen pak ditë pasi, Kanye e sulmoi publikisht këngëtaren Billie Eilish duke supozuar se ajo e kishte nënçmuar mikun e tij, Travis Scott, gjatë koncertit të saj kur në një moment e ndaloi performancën për ta ndihmuar një fanse të publik dhe më pas Billie deklaroi, “Unë pres që njerëzit të jenë të rregull para se ta vazhdoj performancën”.
Duke supozuar se këngëtarja e ka thumbuar Scottin me këtë deklaratë, pas tragjedisë që zuri vend në koncertin e tij “Astroëorld” ku mbetën të vdekur 10 adhurues, Ye deklaroi: “Billie ne të duam. Të lutem t’i kërkosh falje Travisit dhe familjeve që i kanë humbur më të dashurit e tyre. Askush nuk ka dashur që kjo të ndodhë. Tavis nuk e kishte idenë se çfarë po ndodhte në publik deri sa ai ishte duke performuar në skenë. Dhe po, ai do të më shoqërojë në festivalin ‘Coachella’ por tani dua që Billie të kërkojë falje publike, para se të pranojë të performojë në këtë skenë”, kishte shkruar reperi në postimin e tij.
Sidoqoftë, Eilish ka zgjedhur të mos bëhet pjesë e zënkave tashmë të shpeshta të Westit online, dhe e ka postuar vetëm një përgjigje të shkurtër ku shkruhej: “Në asnjë moment nuk kam thënë diçka për Travisin. Thjeshtë po e ndihmoja një adhuruese”.
Por duket se Kanye nuk po mjaftohet me kaq. Ai po vazhdon të përmendi emra të të famshmëve në postimet e tij në rrjetet sociale, të cilat pastaj po i fshinë nga llogaritë e tij. Ai nuk e ka anashkaluar as Taylor Swiftin me të cilën nuk ka raporte të mira me vite të tëra, muzikantin Machine Gun Kelly i cili shquhet si mik i Pete Davidsonit dhe komedianin Michael Che, i cili është kolegu i tij në emisionin “Saturday Night Live”.
Inati ndaj të dashurit të Kimit është aq i madh, sa Kanye ka filluar t’i shpërndajë disa thashetheme të dëmshme ndaj Davidsonit, duke thënë se ai është homoseksual dhe vuan nga sëmundja vdekjeprurëse SIDA.
Ndërkaq të premtën më 11 shkurt, Ye e bëri një paraqitje befasuese në premierën hollywoodiane të dokumentarit të realizuar nga Netflixi, “jeen-yuhs: A Kanye Trilogy”. Para të pranishmëve ai foli për faktin se si disa njerëz po mundohet ta anulojë atë dhe reperin DaBaby, i cili po e shoqëronte në këtë ngjarje, si dhe zbuloi se platforma “Apple Music” ja ka ofruar atij 100 milionë dollarë për ta lansuar albumin “Donda”.