Pas dy vjetësh lufte me sëmundjen e rëndë dhe largimit nga skena, aktori Val Kilmer (59) u paraqit në qilim të kuq në San Diego. I buzëqeshur dhe shumë i disponuar, ai i gëzoi të gjithë fansat e tij të cilët brengosen për shëndetin e tij.
Pajisjen e cila e ndihmon atë me frymëmarrje ai e kishte mbuluar me shall të zi, ndërsa shumë njerëz komentuan se aktori duket i shëndetshëm dhe i lumtur. Kilmer dy vjet më parë i mohoi thashethemet se po vuante nga kanceri i fytit dhe vetëm më vonë e konfirmoi se kjo ishte e vërtetë. Ai u përpoq ta rregullonte gjendjen e tij me metoda alternative, shkruan KOHA Ditore.
“U shërova me lutje”, – kishte thënë aktori në një rast, edhe pse shumë njerëz besojnë se Kilmer e kishte fshehur operacionin, të cilit dyshohet se iu nënshtrua në vitin 2015.
Onkologët në atë kohë e paralajmëruan se gjasat për shërim, nëse kanceri përhapet, janë shumë të vogla, por trajtimi i duhur mund ta ndihmojë atë. Tërë situatën e “ndezi” edhe më shumë Michael Douglas (74), i cili tha në intervistë se Kilmer po luftonte me të njëjtën sëmundje me të cilën kishte luftuar edhe ai - kancerin e gjuhës.

Kilmer në atë kohë në një status të detajuar në Facebook e mohoi këtë dhe tha se Douglasin nuk e kishte parë për dy vjet.
“Ai brengoset për mua, sepse e kisha një infeksion, prandaj tingëlloja më ndryshe se zakonisht”, - shpjegoi aktori, i cili më vonë foli për sëmundjen më hapur, ndërkohë që duket se edhe gjendja e tij është përmirësuar.
-
Val Kilmer po ndihet shumë mirë 4 vjet pas diagnostikimit me kancer në fyt
-
Bandilli i dikurshëm, Val Kilmer, shokon me pamjen
-
Dokumentari për aktorin problematik po mahnit Kanën
-
Val Kilmer mban fjalim interesant pas betejës me kancerin e fytit
-
Channing Tatum i nënshtrohet operacionit pas një dëmtimi të rëndë në shpatull