Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Bandilli i dikurshëm, Val Kilmer, shokon me pamjen

Për shkak të dobësimit të jashtëzakonshëm, aktori 59-vjeçar Val Kilmer ishte i panjohshëm në aeroportin në New York.

Familjen e ngushëllon fakti se rolin e Icemanit do ta luajë ai në versionin e ri të filmit 'Top Gun', por edhe e brengos shëndeti i tij. Ylli i filmave 'Batman', 'The Saint' dhe 'Heat' për vite të tëra e ka mohuar sëmundjen derisa Michael Douglas zbuloi se Kilmer vuan nga kanceri i fytit, shkruan KOHA Ditore.

"Michael është përpjekur të më ndihmojë në shërim. Gjuhën e kam akoma të ënjtur dhe nuk tingëlloj si dikur, por çdo ditë është gjithnjë e më mirë", tha Kilmer.

Image