Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Vajza e Trumpit, Tiffany, kritikohet se festoi ditëlindjen në Miami duke shkelur masat anti-Covid

“Tërë javën ka bërë festë të madhe në Miami, ka pasur shumë të ftuar”, i ka thënë revistës PEOPLE një burim.

Tiffany Trump, vajza e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, ka festuar ditëlindjen e 27-të këtë javë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ajo është kritikuar se në mes të shpërthimit të koronavirusit, ajo ka bërë një festë të madhe në Miami, ku edhe ka ftuar shumë shoqëri. Për më tepër, mediat rozë në SHBA, shkruajnë se kjo ka ndodhur kur familja Trump veç kishte njoftuar rastet e para me infektimin nga koronavirusi.

Burimet kanë thënë për People se ajo bashkë me të dashurin e saj, Michael Boulos, janë parë përgjatë gjithë javës duke festuar me një rreth të ngushtë.

“Nuk kanë mbajtur as maska, as distancë. I kemi parë duke festuar e duke ngrënë, ishin komodë, por pa i përmbajtur masat”, thotë burimi.

Guvernatori i Floridas, muajin e kaluar, e ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv ku ndalohen shkuarjet në bare, restorante, e festimet një grupe.

Në Florida, rastet me koronavirus kanë shënuar rritje.