Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Prania e Ivanka Trumpit në festën e Kim Kardashianit ngre pikëpyetje të shumta

Ish-presidenti amerikan dhe biznesmeni, Donald Trump, po kalon nëpër shumë procedura ligjore, ndërkohë që vajza e tij, Ivanka Trump, me veprimet e saj po tregon se po përpiqet të distancohet nga babai.

Ivanka ka qenë e pranishme në festën e ditëlindjes së yllit televiziv Kim Kardashian. Për praninë e saj në këtë festë “Business Insider” ka shkruar se po përpiqet të riintegrohet në jetën sociale dhe të tregojë se po dëshiron të distancohet nga babai. Ivanka thuhet në raportim se ka kaluar dy vjet e gjysmë e distancuar nga aktivitetet e babait.

Në festën e Kimit ndërkohë morën pjesë shumë gra të famshme si Lauren Sanches - partnerja e themeluesit të “Amazon”, Jeff Bezos, dizajnerja e modës Kimora Lee Simons, Hailey Biebver gruaja e ylli Justin Bieber e shumë të famshme të tjera.

Për disa nga ndjekësit e Kimit, Ivanka u pa si e padëshiruar në festë.
“Jo Ivanka!” Përdor reputacionin tënd për të mirë”, një fans ka komentuar në postimin e Kimit në Instagram.

Ivanka para se të përfshihej në aktivitet politike kur Trump mori presidencën, ishte shumë e angazhuar rreth aktiviteteve që kishte me brendin e saj të modës dhe stilit. Gjithashtu merrte pjesë në shumë ngjarje bamirësie.

Edhe Vajza e Trumpit s’dëshiron më të jetë këshilltare e tij Botë Vajza e Trumpit s’dëshiron më të jetë këshilltare e tij

Duke u shfaqur së bashku me Kim, mediat prestigjioze ndërkombëtare po shkruajnë se Ivanka po dëshiron të tregojë se po dëshiron të riintegrohet në jetën e saj sociale dhe të vazhdojë tutje.

“Kardashianët janë markë perfekte për t'u shoqëruar sepse ato dinë mirë të bëjnë kaosin”, ka thënë avokati dhe analisti ligjor, Andrew Lieb për “Insider”, duke iu referuar gjyqit për mashtrim civil me të cilin përballet Organizata Trump.

Ndërkohë “The New York Times” ka shkruar se prania e Ivankas është shmangur nga ish-miqtë e saj.

Aty shkruhet gjithashtu se ajo nuk është ftuar ende në llojin e ngjarjeve të listës A në të cilat ajo ka qenë bazë më parë, si për shembull: ngjarja e modës MET GALA, festa Vanity Fair, në Festivalin e Filmit Tribeca, rreshtat e parë në Javën e Modës në New York, etj.

Edhe Ivanka do të dëshmojë në gjyqin kundër Donald Trumpit Botë Ivanka do të dëshmojë në gjyqin kundër Donald Trumpit

Tina Braun, gazetare dhe autore, e parashikoi këtë vite më parë.

“Ka një mit që po qarkullon se Jared dhe Ivanka do të refuzohen nga ana shoqërore”, ka thënë ajo për “Town & Country Magazine” përpara përurimit të presidentit Biden duke komentuar dhëndrin dhe vajzën e ish-presidentit Trump. “Të pasurit nuk refuzohen kurrë, derisa të shkojnë në burg ose të humbasin paratë e tyre”.