Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Ukraina refuzon kërkesën e Eurovisionit për lejimin e këngëtares ruse

Ukraina ka refuzuar kërkesën e organizatorëve të Eurovisionit që t’i hiqet ndalesa për përfaqësuesen e Rusisë në garën e këtij viti që mbahet në Kiev.

Por, për këtë veprim Ukraina mund të humbë të drejtën që të jetë pjesëmarrëse në Eurovision për vitet e ardhshme, ka thënë kreu i Unionit të Transmetuesve Europianë (EBU), transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Kjo është e paprecedentë dhe e papranueshme që të kërkohen vendime të tilla të jashtëzakonshme nga Ukraina vetëm për hir të Rusisë”, ka thënë zëvendëskryeministri ukrainas, Vyacheslav Kyrylenko.

Në një letër dërguar kryeministrit të Ukrainës, Volodymyr Hroysman, liderja i EBU-së Ingrid Deltenre ka paralajmëruar se shumë vende, të paspecifikuara kanë thënë se do ta konsiderojnë bojkotimin e Eurovisionit në Ukrainë, nëse Kievi insiston në ndalesën e hyrjes së përfaqësueses së Rusisë, Yulia Samoilova, shkruan NewEurope.eu.

Ajo gjithashtu ka paralajmëruar transmetuesin publik të Ukrainës, UAPBC se “mund të përjashtohet nga përfshirja në këtë ngjarje në të ardhmen”.

Këngëtares ruse, Yulia Samoiloves i është ndaluar hyrja në Ukrianë për tre vjet, me arsyetimin se kishte shkelur ligjin ukrainas duke performuar në Krime më 2015. Rusia aneksoi ilegalisht gadishullin ukrainas në vitin 2014.

Gjysmëfinalet e këtij edicioni të Eurovisionit do të mbahen në Kiev më 9 dhe 11 maj, kurse finalja mbahet më 13 maj.