Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Rusia nuk do të marrë pjesë në Eurovision

Kiev, 14 prill - Unioni Evropian i Radiotelevizionit (EBU), ka deklaruar se Rusia nuk do të jetë pjesë e garës së 62-të të këngës në Evropë, Eurovision, eveniment ky që do të mbahet në Kiev të Ukrainës.

Përmes një deklarate me shkrim, EBU thotë se përfaqësuesja e Rusisë në Eurovision, Yuliya Samoylova, nuk do të lejohet të hyjë në Ukrainë. ABU ka deklaruar se pas këtij lajmi ky institucion i ka ofruar dy alternativa Rusisë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Rusia ka refuzuar dy alternativat, njëra prej të cilës ishte lidhja përmes satelitit, ndërsa tjetra ishte përcaktimi i një tjetër përfaqësuesi. "Kjo do të thotë se Rusia këtë vit nuk do të jetë në Eurovision. Ne do të dëshironim që të 43 vendet të ishin pjesëmarrëse", thuhet në deklaratë.