Edhe pse pandemia bëri që ceremonia shpërblyese “SAG” të mos mbahej në formën tradicionale, mbrëmja sërish ishte një festë absolute e projekteve kinematografike dhe televizive.
Drama e platformës Netflix, “The Trial of Chicago 7”, në të cilën luajnë aktorët Yahya Abdul-Mateen, Joseph Gordon-Levitt dhe Michael Keaton, u nderua me çmimin kryesor të mbrëmjes, “Kasta më e mirë në film”, përmes ceremonisë e cila u mbajt në formatin virtual.
Filmi i regjisorit Aaron Sorkin bazohet në ngjarjen e vërtetë të vitit 1969 ku shtatë burra paditen për konspiracion nga qeveria federale.
Aktori i ndjerë, Chadwick Boseman, e fitoi çmimin e radhës postmortum duke u shpallur “Aktori më i mirë në film”. Ai u nderua për performancën e shkëlqyer në filmin “Ma Rainey's Black Bottom”. Kurse kolegia e tij në film, Viola Davis, u nderua me shpërblimin “Aktorja më e mirë në film”, për portretizimin e kryepersonazhit në këtë film.
Sa i takon shpërblimeve për televizion, “Drama më e mirë” u shpall seriali i Netflixit “The Crown”. Jason Bateman u shpall “Aktori më i mirë në dramë” për rolin e tij në serialin “Ozark”, derisa Gillian Anderson u nderua me çmimin “Aktorja më e mirë në dramë”, për portretizimin e mrekullueshëm të kryeministres Margaret Thatcher në serialin “The Croën”.
Edhe
Will Smith me rol kryesor në filmin “Supermax”
Në kategoritë për projektet më të mira të zhanrit komedi, seriali “Schitt’s Creek”, u shpërblye me çmimin kryesor “Kasta më e mirë në komedi”, dhe protagonistja e këtij projekti, Catherine O’Hara, e fitoi çmimin “Aktorja më e mirë në komedi”. Kurse Jason Sudeikis u nderua më shpërblimin “Aktori më i mirë në komedia”, për rolin e tij në serialin “Ted Lasso”.
Ndër aktorët e tjerë të shpërblyer gjatë mbrëmjes ishin: Anya Taylor-Joy, Mark Ruffalo dhe Daniel Kaluuya. Çmimet “SAG” i ndanë shoqata e aktorëve të hollywoodit.